KQZ regjistron në zgjedhjet e 11 majit partinë e re të Bashës, por me kryetar Endri Hasën

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka regjistruar për zgjedhjet e 11 majit partinë e re të ish-kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, por me kryetar Endri Hasën.

Në mbledhjen e sotme, KQZ, regjistroi në zgjedhje partinë politike “Koalicioni Euroatlantik”, me kryetar Endri Hasën, si dhe partinë “Minoriteti etnik grek për të ardhmen”, me kryetar, Kristo Kiço.

“Për rastin e dytë janë bërë reflektim në regjistrin themeltar të partive politike, pranë Gjykatës së Tiranës. Për sa u referua, vendosim regjistrimin e partisë politike “Minoriteti etnik grek për të ardhmen”, me kryetar, Kristo Kiço, dhe regjistrimin e Partisë politike “Koalicioni Euroatlantik”, me kryetar Endri Hasën, si subjekt zgjedhor për zgjedhjet për Kuvend të datës 11 maj 2025”, tha kreu i KQZ, Ilirian Celibashi.