KQZ ndërpret numërimin e votave të diasporës, procesi nis nesër në orën 8:30

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur ndërprerjen e procesit të numërimit të zarfeve nga diaspora, për të vijuar nesër në orën 8:30 të mëngjesit.

Më herët, KQZ vendosi që votat e mbërritura nga Greqia, të cilat janë lënë pezull, do të numërohen pasi sipas kryekomisionerit Ilirjan Celibashi, nuk është gjetur asnjë parregullsi në këto kuti.

“Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve vendosi vazhdimin dhe përfundimin e numërimit e vlerësimit të çdo dokumentacioni zgjedhor të mbërritura jashtë territorit të Shqipërisë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, si edhe tabulimin e rezultateve përkatëse për subjektet zgjedhore, kandidatët që i janë nënshtruar votimit preferencial për çdo qark.
Ky urdhërim i Komisionerit përfshin edhe zarfet (e mbërrituara nga Greqia) të cilat nuk janë shqyrtuar dhe janë administruar sipas vendimit të KSHZ nr. 1121, datë 12.05.2025”-njofton kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.


Shtuar 16.05.2025 16:51

Tags: ,