Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të ndajë ditën e nesërme fondet për partitë politike për vitin 2023.
Në projekt akt është caktuar fondi total prej 345 600 000 lekësh.
KQZ ka bërë të ditur shumat që do të marrë çdo parti në formën e ndihmës financiare.
Shuma varet nga numri i votave të marra, pasi fondet vjetore bazohen tek rezultati i zgjedhjeve të vitit 2021.
Për sa i përket Partisë Demokratike, fondi do të kalojë në llogarinë bankare të PD që aktualisht administrohet nga Gazment Bardhi.
LISTA E PARTIVE PËRFITUESE DHE FONDI QË PËRFITOJNË
Partia Socialiste 151.494.783 lekë
Partia Demokratike 103.191.160 lekë
Partia e Lirisë 15.577 215 lekë
Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet 9 753 658 lekë
Partia për Bashkimin e të Drejtave të Njeriut 8 018 647 lekë
Partia Republikane 13 223 679 lekë
Partia Agrare Ambientaliste Shqiptare 8 018 647 lekë
Partia Lëvizja Legalitetit 9 753 658 lekë
Partia Social Demokrate 12 266 269 lekë
Partia Nisma Thurje 6 283 636 lekë
/Albeu.com.