KQZ jep shifrat zyrtare/ Ja sa përqind votuan në të gjithë Shqipërinë, Diaspora me pjesëmarrje gati dyfish. Hartat e plota sipas qarqeve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bërë zyrtare të dhënat, sa i përket pjesëmarrjes në votime të qytetarëve në mbarë vendin. Kanë marrë pjesë në zgjedhje 42.16 përqind e votuesve me të drejtë vote.

Sipas KQZ, pjesëmarrja më e lartë është shënuar në qarkun e Dibrës, me 50.10 përqind të shtetasve me të drejtë vote, që kanë votuar.

Kukësi gjithashtu ka përqindje të lartë të votuesve, teksa kanë hedhur votën 46.15 përqind e qytetarëve. Edhe Tirana ka një përqindje të lartë të votuesve. Qarku me pjesëmarrjen më të ulët në votime është Vlora.

Pjesëmarrje shumë e madhe e votuesve në Diasporë ndërkohë, me 79.24%


Shtuar 11.05.2025 21:32