KPA shkarkon nga detyra prokurorin e Durrësit, Gëzim Çopa

Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) ndryshoi sot vendimin e Komisionit të Pavarur dhe Kualifikimit dhe shkarkoi nga detyra prokurorit të Durrësit, Gëzim Çopa.

Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupi gjykues i KPA-së i përbërë nga Natasha Mulaj kryesuese, Rezarta Schuetz relatore, Ina Rama, Mimoza Tasi, Sokol Çomo anëtarë.

KPA ndryshoi vendimin e datës 22 shkurt të vitit 2024 të KPK-së e cila konfirmonte në detyrë prokurorin Çopa. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

Komisionerja Publike kërkoi në KPA shkarkimin e prokurorit Gëzim Çopa për deklarim të pamjaftueshëm të pasurisë dhe për cenimin e besimit të publikut te drejtësia.


Shtuar 16.12.2025 21:15

Tags: ,