KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit të Vlorës, Enrik Haxhiraj

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi vendimin e KPK-së, për shkarkimin nga detyra të prokurorit të Vlorës, Enrik Haxhiraj.

“Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm”, thuhet në njoftim.

Njoftimi:

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Natasha Mulaj kryesuese, Albana Shtylla relatore, Mimoza Tasi, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr. 24/2021, datë 10.05.2021 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Enrik Haxhiraj kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 339, datë 19.01.2021.

Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në germën “a”, të pikës 1, të nenit 66, të ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:

Lënien në fuqi të vendimit nr. 339, datë 19.01.2021, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Enrik Haxhiraj.

Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

U shpall sot, në Tiranë, më datë 05.07.2023