Kovaçevski në Vilnius: Maqedonia e Veriut investon 30% të buxhetit në modernizim të armatës

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski, me të arritur në samitin dyditor të NATO-s në Vilnius, theksoi se në të njëjtën mbledhje do të arrihen konkluzione të rëndësishme për veprime në ujë, tokë dhe ajër. Ai theksoi rëndësinë e diskutimeve që do të mbahen sot në temën e mbrojtjes kibernetike.

“Përveç kësaj, për sa i përket financimit të të gjitha këtyre nevojave për mbrojtje, kjo do të thotë se 2% e PBB-së do të jetë minimumi për financimin e mbrojtjes, nga të cilat 20% do të jetë për modernizim. Maqedonia e Veriut është një vend që tashmë investon 30% të buxhetit të saj në modernizim”, tha Kovaçevski.

Ai shtoi se pozicioni i Maqedonisë së Veriut në raport me Ukrainën tashmë është i qartë dhe ne, si shteti i 30-të anëtar i NATO-s, mbështesim idenë e një dere të hapur për Kievin.

Deri në këtë moment më i rëndësishmi është vendimi që u mor dje, për anëtarësimin e Suedisë në Aleancë.


Shtuar 11.07.2023 14:42