Kovaçevski në Beograd, firmosen tre memorandume bashkëpunimi

Tre memorandume bashkëpunimi u firmosëm në Beograd nga anëtarë të Qeverise së vendit dhe të Qeverisë serbe gjatë vizitës zyrtare të kryeministrit Kovaçevski në Serbi.

Kryeministri u prit fillimisht nga presidenti serb Aleksandar Vuçiq dhe më vonë nga kryeministrja Ana Bërnabiq. Palët firmosën memorandum për lehtësimin e lëvizjes së njerëzve dhe mallrave në kufirin Tabanoc-Preshevë që është rrjedhojë e procesit të Ballkanit të Hapur, gjithashtu memorandum për pagesë elektronike në pikat e pagesës rrugore si dhe në fushën e energjetikës dhe të minierave.

Kovaçevski dhe Bërnabiq thanë se përfitimet ekonomike që të dy vendet por dhe Shqipëria kanë pasur nga Ballkani i Hapur janë te mëdha.

“Nëpunësit që do të punojnë në zbatimin e kontrolleve, përmes aplikimit të softuerit, që do të thotë vetëm një kontroll i pasaportës të udhëtarëve në pikën kufitare, dhe jo dy kontrolle siç ka për momentin. Dhe aplikimin e pajisjeve mobile për kontroll të pasaportave, me çka nëpunësit do të kalojnë më shpejtë deri te makinat dhe ta bëjnë kontrollin. Me këtë qëllimi është ta rrisim për 50% lëvizjen e udhëtarëve dhe automjeteve në kalimin kufitar Preshevë-Tabanoc, që në periudhë turistike dhe gjatë festave është pika më e ngarkuar kufitare në këtë pjesë të Evropës. Nuk ka marrëzira më të mëdha se kufijtë e Ballkanit. Ne kemi qenë ndër të vetmet shtete që nuk kemi pasur kufi mes vete, dhe tani jemi ndër të vetmit që kemi kufi. Pra, nëse dilni në veri në Horgosh, diku 200 kilometra prej këtu, kufi nuk ka deri në Skandinavi. Dhe nëse doni të shkoni në Ballkan në çdo 100 kilometra keni kufi”, u shpreh Dimitar Kovaçevski, kryeministër i Maqedonisë së Veriut.

“Atë që e solli nisma e Ballkanit të Hapur, është që importi jonë, apo eksporti nga Maqedonia e Veriut në Serbi, të rritet shumë më shpejtë për 56%. Pra, kjo nismë vendos një ekuilibër, dhe në këtë moment nëse e shihni shkëmbimin tregtar, ndoshta më shumë i konvenon Maqedonisë së Veriut se Serbisë. Por, kjo është vetëm kur ti shihni shifrat. Kur e shihni shkëmbimin e përgjithshëm tregtar, ajo rritet shumë më shpejtë, sesa që do të rritej pa nismën e Ballkanit të Hapur”, tha Ana Bërnabiq, kryeministre e Serbisë. /Alsat.mk


Shtuar 31.03.2023 15:40