Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Sigurisë në Maqedoninë e Veriut u diskutua rreth gjendjes me energjinë elektrike në vend dhe më gjerë, ku pjesëmarrësit njëzëri konstatuan se na pret një periudhë e vështirë.
Kryeministri maqedonas Dimitar Kovaçevski me këtë rast deklaroi se qeveria po bën përpjekje për tu përballur me këtë sfidë.
“Për momentin gjendja është alarmante, kemi mungesë të energjisë elektrike në Evropë dhe shumë herë e kam përsëritur se na pret një dimër i vështirë. Kjo qeveri po bën përpjekje me ballafaqimin e kësaj sfide. Megjithatë situatën edhe më shumë e vështirosi lufta në Ukrainë. Jemi vend i vogël por jemi të mëdhenj në përpjekje për tu ballafaquar dhe kaluar këtë krizë. Fillimisht me resurset tona që i kemi në disponim për momentin”, deklaroi Kovaçevski.