Kuvendi i Kosovës do të mblidhet sot, 3 prill në seancë të jashtëzakonshme. Kërkesa është shtruar nga Lidhja Demokratike e Kosovës, me përkrahje të deputetëve të partive të tjera opozitare, Partisë Demokratike dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
Pikë e vetme e rendit të ditës, do të jetë shqyrtimi i një rezolute “për rritjen e çmimeve të naftës, mungesës së ndërhyrjes së Qeverisë dhe ndikimit të drejtpërdrejtë në koston e jetës, si dhe stabilitetin ekonomik të vendit”.
Të lidhura
None found
Seanca do të mbahet prej orës 11:00, njoftoi Kuvendi i Kosovës.
