Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ka cilësuar të gabuara quajtur masat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Kosovës.
Në një intervistë për “Financial Times” Kurti u shpreh se ajo që duhet sanksionuar është Serbia, duke përmendur edhe faktin që kjo e fundit nuk ka qëndruar në një linjë me BE-në sa i përket masave ndaj Rusisë.
“Ata që po flasin për sanksione ndoshta duhet të mendojnë më gjerë dhe më thellë. Serbia nuk po i vendos sanksione Federatës ruse dhe po financon këtë milici fashiste në pjesën veriore të shtetit tim, kështu që ndoshta ata duhet të sanksionohen”, ka thënë Kurti.
SHBA-ja e ka përjashtuar Kosovën nga stërvitjen “Defender Europe 2023”. Duke thënë se veprimet e Qeverisë do të ndikojnë në marrëdhëniet SHBA-Kosovë, SHBA-ja ka paralajmëruar edhe pasoja të tjera.
Megjithatë, Kurti e cilësoi SHBA-në si “mik dhe partner kyç” të Kosovës, teksa tha se ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me ambasadorin amerikan në Prishtinë.
“E pranoj se sa i përket qasjeve kemi pasur një dallim të vogël, por sinqerisht nuk mendoj se çfarëdo sanksioni ndaj Kosovës… është masa e duhur”.
Ndër të tjera ai shprehu edhe gatishmërinë që të takohet me presidentin serb nëse ndërmjetësohet nga Brukseli.