Kosova njofton masat e reja: Lejohen dasmat deri në orën 23:00

Qeveria e Kosovës ka miratuar masat e reja anti-COVID, duke lejuar organizimin e dasmave, fejesave dhe mbrëmjeve të maturës deri në orën 23:00. Qeveri bën me dije se muzika lejohet deri në orën 22:45.

“Organizimi i dasmave, fejesave, ahengjeve familjare dhe mbrëmjeve të maturës, është i lejuar me kusht që të shfrytëzohet 30 për qind e kapacitetit të hapësirës(30 persona për 100m2), por jo më shumë se 200 të ftuar në rastet kur 30 për qind e kapacitetit të hapësirës tejkalon këtë numër”, thuhet në njoftim./albeu.com


Shtuar 22.06.2021 14:55

Tags: ,