Kosova kthen në kufi 1080 litra vaj ulliri me origjinë nga Lushnja të dedikuara për eksport, AUV: U transportua në kushte jo të mira higjienike dhe pa të dhënat e produktit

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) e Kosovës, ka ndaluar në pikën kufitare të Vërmicës, kalimin e 1,080 litrave vaj ulliri për sallatë, e cila kishte si origjinë Lushnjën.

Ndalimi u bë pas kontrollit të realizuar nga Inspektorati Fitosanitar Kufitar nga e cila u konstatua se produkti me numër aplikacioni PIKF297960/2026, e datës 18.02.2026, i përkiste kompanisë “Euro Made 2021” nga Lushnja, Shqipëri, dhe ishte destinuar për eksport në Kosovë.

Gjatë kontrollit fizik, inspektorët kanë konstatuar se produkti nuk përmbante të dhënat e nevojshme në deklaracionin e mallit.

Po ashtu, është vërejtur se vaji ishte transportuar në kushte jo të mira higjienike dhe së bashku me mallra jo ushqimore, përfshirë detergjentë, duke rritur rrezikun e kontaminimit.


Shtuar 27.02.2026 17:58

Tags: ,