UEFA është treguar shumë zemërgjerë me kombëtaren e Rumanisë, pas shfaqjessë banerit me tone urryese ku shkruhej se “Kosova është Serbi”.
51 mijë euro dhe një ndeshje pa tifozë, kjo ëhstë masa që ka marrë UEFA ndaj Rumanisë pas atij incidenti mjaft të rëndë të ndodhur në Bukuresht një javë më parë ndërsa luhej sfida mes Rumanisë dhe Kosovës, e vlefshme për eleminatoret e kampionatit Europian “Gjermani 2024”.
Në minutat e para të ndeshjes tifozët rumunë shfaqën në shkallët e stadiumit banderolën ku shkruhej “Koso“a është Serbi”, çka bëri që lojatrët e Kosovës të tërhiqeshin nga fusha e lojës, dhe ndeshja të riniste pas më shumë se 45 minutash.
Por këtë herë UEFA duket se ka mbyllur njërin sy, dhe i ka dhënë një dënim të lehtë Rumanisë.
Rumanid do të luajë pa skeptatorë ndeshjen përallë Andorrës, e programuar me 15 tetor dhe që do mbahet në Stadionul Naţional (Bucharest).
Vlen të theksojmë se Rumania është një nga shtetet që nuk e ka njohur ende pavarësinë e Kosovës.
/T.Halili/AlbEu.com/