Kosova, 15 vite nga fitorja/ Gjykata Ndërkombëtare konfirmoi shpalljen e pavarësisë

15 vite më parë, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë, më 22 korrik 2010 konfirmoi se shpallja e pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008 nuk e ka shkelur të drejtën ndërkombëtare, duke hedhur poshtë pretendimin e Serbisë.

“Miratimi i deklaratës së pavarësisë më 17 shkurt 2008 nuk ka shkelur as të drejtën ndërkombëtare të përgjithshme, as Rezolutën 1244 (1999) të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, dhe as kuadrin kushtetues. Për rrjedhojë, miratimi i asaj deklarate nuk ka shkelur asnjë normë të zbatueshme të së drejtës ndërkombëtare”, -u shpreh gjykata, duke e shënuar këtë moment ne histori. –deklaroj 15 vite me pare gjykata.

Kryetari i atëhershëm i GJND-së, Hisashi Ovada, kujtoi se e drejta ndërkombëtare nuk përmban ndalesë për adoptimin e deklaratave të pavarësisë dhe rrjedhimisht, pavarësia e Kosovës nuk e shkel të drejtën e përgjithshme ndërkombëtare.

Dhjetë gjykatës votuan në favor të këtij vendimi, ndërsa katër prej tyre kundër.

Ky vendim vendimi historik i GJND-së u përshëndet gjerësisht si një fitore e të drejtës dhe vullnetit demokratik të qytetarëve të Kosovës.

Ai hoqi dilemat ligjore mbi legjitimitetin e pavarësisë dhe ndihmoi Kosovën në rrugën e saj drejt afirmimit ndërkombëtar.

Liderët e partive politike ne Kosove e përshëndetën këtë moment.

Haradinaj shkruan në Facebook se “Rruga deri këtu ka qenë e gjatë, e vështirë dhe e mbushur me sakrifica ndër breza. Por Kosova ka qëndruar falë përkushtimit të popullit të saj për liri, drejtësi dhe demokraci”, ndërsa Abdixhiku kujton rolin e LDK-ja për kontributin në procesin e vendimit të GjND-së.

Edhe Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka kujtuar vendimin e GjND-së për pavarësinë e Kosovës, duke e cilësuar atë një akt të vulosjes së pavarësisë së vendit.


Shtuar 22.07.2025 15:29