Korrupsioni me punësimet në arsim në Dibër, dyshohet se operacioni i SPAK u dekonspirua

Dy ditë më parë SPAK zbarkoi në Dibër, konkretisht në zyrtar Arsimore dhe arrestoi 2 persona për korrupsion me punësimet. Por. operacioni dyshohet se u dekonspirua.

Nga përgjimet e SPAK, rezulton se Halit Shehu donte të punësohej mësues, i dha 100 mijë lekë Fitim Farrukut

Pas marrjes së zarfit me lekë Fitim Farruku takoi Lulzim Danin, burrin e drejtoreshës së Arsimit, Brikena Dani.

Dyshimet e dekonspirimit të operacionit vijnë pasi, Lulzim Dani nuk ia mori zarfin me lekë Fitim Farrukut.

Kujtojmë se, në lidhje me këtë ngjarje,  Halit Shehu dhe Shefi i Financës së Këshillit të Qarkut, Fitim Farruku u arrestuan 2 ditë më parë.  Burri i Brikena Danit, Dr. e Arsimit Dibër, Lulzim Dani u shoqërua dhe u la i lirë

SPAK përgjoi telefonat dhe përgjim ambiental, nuk arriti të provonte korrupsionin nga Lulzim Dani./albeu.com

 

 


Shtuar 30.09.2021 11:10