Koreja e Veriut e konsideron koronavirusin ende si ”ethe”

Koreja e Veriut pa disa raste të reja të dyshuara të Covid-19 dy javë pasi pretendoi se kishte çrrënjosur koronavirusin.

Këtë javë ka pasur katër raste të etheve në kufirin me Kinën që mund të gjurmohen në “epidemi malinje” në provincën Ryanggang, njoftuan mediat shtetërore duke cituar shtabin e parandalimit të epidemisë emergjente.

Epidemitë malinje është mënyra e Koresë së Veriut për t’iu referuar pandemisë.

Vendi kryesisht i izoluar konfirmoi zyrtarisht infeksionet e koronavirusit për herë të parë në mes të majit dhe shpalli një emergjencë epidemie.

Nuk është e qartë se sa infeksione ka pasur në të vërtetë në vend. Sipas ekspertëve, Koreja e Veriut nuk ka aftësi të mjaftueshme testuese.

Përpara rasteve të fundit të dyshuara, asnjë rast i ri me ethe nuk ishte raportuar nga Koreja e Veriut për gati dy javë. Verifikimi i pavarur i shifrave nuk është i mundur.


Shtuar 25.08.2022 15:04