Korçë/ Sherr në familje, bashkëshortët dhunohen me njëri-tjetrin, gruaja rreh vajzën

Një sherr në familje është regjistruar në Korçë. Mësohet se bashkëshortët janë konfliktuar me njëri-tjetrin.

Gjithashtu, gruaja ka dhunuar edhe vajzën e saj.

“U referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. B. dhe për shtetasen M. B. (bashkëshortë), pasi dyshohet se kanë dhunuar njëri-tjetrin. Gjithashtu, dyshohet se shtetasja M. B. ka dhunuar edhe vajzën e saj”, njofton policia.


Shtuar 18.06.2024 13:34