“Korça meriton të drejtohet nga Ledina Aliolli”, Meta tregon porosinë që i dha kandidatit të Devollit: Ndërto shtëpinë muze të Dritëro Agollit

Ish-kryeministri Sali Berisha dhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ditën e djeshme ndodheshin në Korçë dhe Devoll ku bënë prezantimin e kandidatëve të koalicionit “Bashkë Fitojmë”.

Kreu i PL-së, Ilir Meta shkruan se Korça meriton të drejtohet nga  profesoresha Ledina Aliolli, ashtu si dhe Devolli nga Elvis Hajdërlli.

Meta: Korça e meriton të drejtohet nga një Zonjë e vërtetë si Prof.Ledina Aliolli dhe kështu do të ndodhë me zgjedhjet e 14 Majit. Bashkë me drejtuesit e Partisë Demokratike dhe Partisë të Lirisë zhvilluam një takim të përbashkët për të intensifikuar punën e përbashkët për të siguruar një fitore bindëse, e cila u’a kthen Bashkinë të gjithë qytetarëve.

Më tej Meta thekson se kandidatit të bashkisë Devoll, i ka lënë porosi që të bëjë shtëpinë Muze të Dritëro Agollit.

Meta:  Si kryebashkiak i ardhshëm, Elvis Hajdërlli do të bëjë shumë punë për Devollin, por një nga gjërat e para që ai do të bëjë, do të jetë Shtëpia Muze e shkrimtarit të madh Dritëro Agollit. Dhe unë me shumë kënaqësi do të jem në inaugurimin e saj!


Shtuar 20.04.2023 11:39