Korça apo Mati? Gjykata e Lartë vendos kush do të shqyrtojnë kërkesën e Zani Çaushit për ulje dënimi

Gjykata e Lartë ka vendosur që gjykata e Korçës është kompetente për të shqyrtuar kërkesën e Myrteza Çaushit për ulje të dënimit. Gazetarja Klodiana Lala raportoi se Caushi i ishte drejtuar me kërkesë Gjykatës së Lartë, për zgjidhen e kompetencës mes gjykatës së Matit dhe asaj të Korçës.

Pas vendimi të gjykatës së Lartë, togat e zeza në Korçë duhet të shqyrtojnë kërkesën e Çaushit. Ai ndodhet në burgun e Drenovës.

Ish-kreu i bandës së Vlorës në ’97, Myrteza (Zani) Caushi për të disatën herë paraqiti në Gjykatë kërkesën për përllogaritjes së ditëve të vuajtjes së dënimit në burg, duke kërkuar ulje të ditëve të burgimit. Ai kundërshton disa vendime të Gjykatës së Matit, që i kanë rrëzuar kërkesën për ulje të dënimit.

Zani Caushi është i dënuar me burg të përjetshëm, por kërkon një përllogaritjeve të ditëve që ka vuajtur në burg teksa prej vitesh tashmë është në burgun e sigurisë së Lartë në Drenovë.

Sipas ligjit, pas kalimit të një afati të gjatë brenda qelive të burgut, një i dënuar, qoftë dhe me burgim të përjetshëm mund të kërkojë lirim me kusht./bw


Shtuar 20.05.2023 11:33