Konventa e PL, Meta flet për mediat: Do të shikoni super listën e kandidatëve për këshilltarë në bashkinë e Tiranës

Ilir Meta ka folur për mediat përpara nisjes së Konventës së parë të Partisë së Lirisë, duke e quajtur “një ditë të rëndësishme”.

Kur u pyet nëse do e zbulojë sot emrin se “superpolitikanit” që i sugjeroi Berishë, Meta refuzoi të përgjigjej.

“Një ditë e rëndësishme, konventa e parë e PL. 25 Korrik konventa e fundit e LSI. Në më pak se 100 ditë vijmë në këtë konventë të parë që do prezantojmë programin dhe statusin e PL, dhe angazhimin që Shqipëria tu përkasë të rinjve.

Ky është problemi i familjeve shqiptare. Largimi i të rinjve, i më të aftë, dhe angazhimi ynë që këta të rinj të rrinë këtu. Të jenë lokomotiva e transformimit të vendit, burimi i lumturisë dhe mirëqenies së shoqërisë sonë”, tha Meta.

Jeni vetëm në garën për kreun e PL, si ndiheni?

Prej 100 ditësh është bërë e ditur që do ketë zgjedhje për kryetarin e PL, por edhe për gjithë strukturat.

Do fuqizohet roli i të rinjve dhe të rejave në vendimmarrjen e PL. 50 e kandidatëve për strukturat do jenë të rinj dhe të reja.

Do e zbuloni sot superpolitikanin?

Do të shikoni vetë super listën e kandidatëve për këshilltarë në bashkinë e Tiranës dhe do jetë e vështirë ta identifikoni.


Shtuar 29.10.2022 11:27