Konventa e PL/ Ilir Meta shpalos nga burgu programin për zgjedhjet e 11 Majit: Kënaqësi të adresohem pas rrëmbimit tim kriminal

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, foli sot përmes një audio të regjistruar në Konventën e PL-së në Tiranë.

Meta tha se është kënaqësi që u adresohet shqiptarëve pas rrëmbimit të tij nga qeveria sipas tij.

Ilir Meta: Jam marrë peng nga Rama-Dumani për të grabitur një mandat të katërt. Qytetarët do i japin përgjigje kësaj bande, që po i lë pa atdhe.

Partia e Lirisë ka 5 prioritete kyçe, që nga ai për 4 milionë shqiptarë plus. Ne do ta ndalojmë shpopullimin, duke ulur taksat dhe nënat me dy ose më shumë fëmijë, duke garantuar kredi për çifteve të reja. Do garantojmë transport falas për pensionistët.

Do të mbështesim fermerët. Ne duam që Shqipëria të kthehet në fuqi prodhuese. Do të dhurojmë 20 mijë euro për çdo person që nis biznes të ri. Programi ynë social dhe ekonomik është tërësisht i aplikueshëm.


Shtuar 1.02.2025 12:39