Policia e Shtetit së fundmi ka zhvilluar disa operacione kërkimi për të shumëkërkuarin, Ervis Martinaj, i cili prej dy muajsh rezulton i zhdukur.
RENEA ka zhvilluar kontrolle më 6 tetor në dy qarqe të vendit dhe këtë e ka bërë më dije ish-drejtori i Policisë, Shemsi Prençi në Euroneës.
Premçi ka deklaruar se janë marrë informacione mbi lëvizjet dhe kontaktet e fundit të Martinajt që mund të çonin në gjurmët e “mbretit” të basteve.
“Policia ka marrë të dhëna për lëvizjet e kontaktet e orëve të fundit ndërkohë ka bërë disa kontrolle sot në disa banesa në territorin e qarkut të Tiranës në periferi të Vorës dhe në qarkun e Fierit, në Lushnje”, tha ish-drejtori i Policisë.
Sipas Prencit, “përqendrimi i hetimeve për të zbuluar një të vërtetë e për të mësuar këtë katrahurë mbi cështjen Martinaj duhet që prokuroria e Policia, përtej kapaciteteve të Prokurorisë së Lacit, duhet të ngrejë një grup të mirëfilltë ekspertësh”./albeu.com