Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve organizoi dje rreth orës 22: 50 një operacion në IEVP Fier pas informacioneve të marra në rrugë operative se brenda institucionit mund të kishte depërtuar lëndë narkotike.
Aksioni është drejtuar nga Drejtori i Policisë së Burgjeve në krye të dy grupeve të forcave operacionale. Pas kontrollit të disa dhomave banimi dhe ambienteve të përbashkëta u gjetën nëntë doza të dyshuara si lëndë narkotike. 13 doza të tjera u gjetën fshehur në neonin e tavanit në palestër.
Gjatë kontrollit, u gjet edhe një sharrë e improvizuar me kokën e një makine qethëse si dhe një televizor “Obot” me fijet jashtë për lidhje me kufje, dyshuar si mjet komunikimi. Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme SHKKB.
Kujtojmë se burgu ku u ushtrua kontrolli “rrufe” ëshë pikërisht ai ku po vuan dënimin ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri/albeu.com