Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar se nuk do të ketë tolerime ndaj atyre që shkelin ligjin dhe vazhdojë të prodhojnë, tregtojnë apo importojnë qese plastike që përdoren vetëm njëherë.
Ai ka bërë me dije se Task Forca është në terren për kontrolle, teksa vuri në dukje fushatën e socialistëve, të fokusuar te mbrojtja e mjedisit.
Mesazhi i Ramës:
Asnjë tolerim ndaj askujt që shkel ligjin duke vazhduar ende me prodhimin, importimin apo tregtimin e qeseve plastike njëpërdorimshe, tashmë kategorikisht të ndaluara
Pas një fushate shëmbullore të informimit publik dhe ndërgjegjësimit të shumicës prej qytetarëve mbi rëndësinë e jashtëzakomshme të reduktimit të plastikës, TASK FORCA vazhdon punën çdo ditë në terren për të kontrolluar subjektet që vazhdojnë avazin e vjetër kokëfortë të moszbatimit të ligjit