Dy përforcime të reja për Vllazninë. Klubi shkodran ka njoftuar afrimet e portierit Jurgen Mehidri nga Korabi.
Dhe të sulmuesit Bujar Hajdari, 20-vjeçarit shtatlartë që ishte pjesë e Skopje.
Dy lojtarët kanë firmosur kontrata 3-vjeçare me Vllazninë. “Klubi i Futbollit Vllaznia ka kënaqësinë të njoftojë se me skuadrën në stërvitjet që ajo po zhvillon në Bosnjë- Hercegovinë, janë bashkuar edhe dy futbollistë të rinj.
Bëhet fjalë për portierin Jurgen Mehidri dhe sulmuesin Bujar Hajdari të cilët do të jenë pjesë e jona për tre vitet e ardhshme. Mirë se erdhët në familjen kuqeblu Jurgen & Bujar!”, lexohet në postimin e kuqebluve në faqen zyrtare.
Skuadra e Migen Memellit vijon përgatitjet për duelet e raundit të parë në Conference League. Vllaznia do të sfidojë Linfield, skuadrën nga Irlanda e Veriut.
Takimi i parë do të zhvillohet në transfertë (13 korrik). Sfida e kthimit një javë më vonë në “Loro Boriçi”. /Supersport