Konsumoi një sasi tabletash/ 12 vjeçarja nga Delvina transportohet me helikopter drejt Tiranës

Një vajzë 12-vjeçare nga Delvina është dërguar me urgjencë në spitalin e Sarandës nga familjarët e saj, pasi u gjet në gjendje të rënduar shëndetësore në banesë. Bëhet me dije se familjarët kanë treguar se e kanë gjetur vajzën pa ndjenja dhe më pas e kanë transportuar menjëherë drejt spitalit.

Gjithashtu bluzat e bardha bëjnë me dije se e mitura me inicialet I.H., ka pohuar se kishte konsumuar disa ilaçe që përdorte një pjesëtar i familjes. Dyshohet se bëhet fjalë për “Deparkin”, një medikament që përdoret për trajtimin e sëmundjes së Parkinsonit. Për shkak të gjendjes së rëndë të vajzës, mjekët kanë vendosur që ajo të transportohet me helikopter drejt Tiranës për trajtim të specializuar.

Të lidhura

None found


Shtuar 29.10.2025 17:44