Janë zbardhur konkluzionet e Prokurorisë së Tiranës, ku është dalë në përfundimin se dhuna që është ushtruar ndaj dy anëtarëve të fisit Maja nga anëtarë të fisit Rraja, nuk u ka rrezikuar jetën, edhe pse kanë pasur thyerje kockash në kokë e trup.
Prokuroria ka kërkuar që të ndryshohet akuza për anëtarët e fisit Rraja, familjarë të ish-deputetit të PS, Rrahman Rraja, duke e kthyer nga “plagosje të rëndë me dashje, në bashkëpunim”, në “plagosje të lehtë me dashje”.
“Ne datén 08.07.2023 Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tirane ka regjistruar procedimin penal ne ngarkim te personave nen hetim Ineid Rraja, Andi Rraja, Eni Kullaj, Perparim Rraja, Xhelal Rraja, Flamur Rraja, Rexhep Rraja, Klajdi Rraja e Edison Meta pèr veprên penale ” Plagosje te rende me dashje “, ne bashkëpunim.
Personat nen hetim ne fjale, ne mesditen e dates 06.07.2023, kane sulmuar me mjete te forta shtetasit Jashar e Bilbil Maja.
Nepermjet te dhenave dhe konkluzioneve te aktit te ekspertimit mjeko ligjor mesohet se, ne trupin e shtetasit Jashar Maja u konstatua plage ne lekuren e kokes si dhe shembje te indeve te buta te kokes dhe te trupit, demtime te shkaktuar me mjet te forte mbretes, qe nuk kane qene te rrezikshme per jeten ne momentin e shkaktimit dhe si te tille hyjne ne kategorine e atyre demtimeve qe kane sjelle si pasoje humbje te aftesise se perkohshme per pune, ne masen mbi nente dite.
Ndersa nepermjet te dhenave dhe konkluzioneve te aktit te ekspertimit mjeko ligjor, mesohet se, ne trupin e shtetasit Bilbil Maja u konstatua thyerje kockash frontale-parietale te anes se djathte te kokes, pa demtime te indit trunor, plage ne lekuren e kokes, thyerje e kockes ulnare te parakrahut te majte si dhe shembje te indeve te buta te kokes dhe te trupit, demtime te shkaktuar me mjet te forte mbretes, qe nuk kane qene te rrezikshme per jeten ne momentin e shkaktimit dhe si te tille hyjne ne kategorine e atyre demtimeve, qe kane sjelle si pasoje humbje te aftesise se perkohshme per pune, ne masen mbi nente dite.
Mbeshtetur ne kriterin mjeksor, te parashikuar ne ligj, demtimet e shtetasve Jashar e Bilbil Maja, e klasifikojne veprën penale te kryer ndaj tyre si, ” Plagosja e lehtè me dashje”, parashikuar nga neni 89 i K. Penal”, thuhet ne shkresën e prokurorisë.