Kongresi i PS, Rama paralajmëron ndryshime në faturat e energjisë, kush preket

Kryeministri ka konfirmoi gjatë Kongresit të PS-së ndërhyrjen në çmimin e energjisë elektrike për një fashë të konsumatorëve.

Rama tha se 5% e konsumatorëve harxhojnë 25% të energjisë elektrike për abontët familjarë.

Rama: Sot që flasim qeveria paguan faturën e energjisë elektrike për familjet dhe bizneset e vogla. Por natyrisht kjo kërkon shumë para, të cilat hiqen nga diku tjetër. Ndërkohë që nuk e dimë sa kohë do të duhet të përballemi me këtë çmenduri në çmimin e energjisë elektrike. Prndaj edhe sëpaku, jo se do na zgjidhë problemin, sensit të shpërndarjes së barrës dhe marrjes përsipër të peshave nga kjo e përbashkët sipas mundësive, do të vendosim një çmim tjetër për të gjithë ata që konsumojnë më shumë energji se masa e popullit. Duhet të shkojmë kundër rrumës së sistemit për të mos lejuar që pensionistët të kenë dhimbje koke të shtuar. 5% e konsumatorëve që konsumojnë 25% të energjisë nuk mund t’i mbajmë me të njëjtën përkujdesje.