Konflikti me një të plagosur për parkimin në Shëngjin/ Arrestohet autori, nën hetim edhe djali i tij

Me marrjen e njoftimit, menjëherë eshte organizuar puna për identifikimin dhe kapjen e autoreve. Rreth orës 15.30, Salla operative e DVP Lezhe, ka marre njoftim për një konflikt ne rrugën e Kunes, Shëngjin si pasoje e te cilit ka mbetur i dëmtuar shtetasi F. P., 50 vjeç, lindur dhe banues ne Lezhe.

Fale reagimit te shpejte të shërbimeve operacionale të DVP Lezhë, Komisariatit të Policisë Lezhë, Forcës së Posaçme “Shqiponja” dhe ato të Policisë Rrugore, rreth 1 ore pas ngjarjes, ne fushe Milot u bë e mundur ndalimi i automjetit me te cilin udhëtonin dy autoret e dyshuar, përkatësisht shtetasit F. D, 67 vjeç dhe E. D, alias E.D, 40 vjeç (babë e bir).

Nga veprimet e para hetimore, dyshohet se konflikti midis autoreve dhe te dëmtuarit ka filluar për motive të dobëta, dhe me pas njeri nga autoret, konkretisht shtetasi F. D., 67 vjeç, dyshohet se ne konflikt e sipër ka goditur me send te forte ne koke shtetasin F. P, duke i shkaktuar dëmtime te renda dhe me pas janë larguar nga vendngjarja.

Në përfundim te veprimeve të para hetimore, u be arrestimi ne flagrance i shtetasit F. D., vjeç 67, si dhe u procedua shtetasi E. D, vjeç 40, si të dyshuar për kryerjen veprës penale “Plagosje e rende me dashje”, e kryer ne bashkëpunim.

Materialet hetimore do t’i referohen Prokurorisë pranë Gjykatës se Shkalles se Pare te Juridiksionit te Përgjithshëm Lezhe, për hetime te mëtejshme.


Shtuar 10.08.2025 21:56