Konflikti me armë për Primaret në Laç, përjashtohen nga gara dy kandidatë

 

Pas konfliktit që degradoi deri në përdorimin e armës në degën e PD-së në Kurbin për Primaret, është marrë vendimi për të përjashtuar nga gara dy kandidatë.

Në njoftim bëhet me dije se personat e përjashtuar janë Alfred Dajçi dhe Edmond Shkoza.

PD gjithashtu dënon sulmin duke vlerësuar se aktet e dhunës, të papranueshme e të patolerueshme, dhe se është cenuar rëndë ecuria e Primareve.

Rikujtojmë se pak ditë më patë, shtetasi Van Rica, anëtarë i PD pas një debati me nënkryetarin e degës Kastriot Marku ka qëlluar me armë ku fatmirëisht nuk pati të lënduar./albeu.com