Konflikti fizik mes Princ Lekës dhe Elia Zaharisë, grupi hetimor kërkon të administrojë pamjet e kamerave të sigurisë

Një inspektor i komisariatit Nr. 1 në Tiranë ka dorëzuar një shkresë zyrtare pranë Pallatit Mbretëror, ku njoftonte se grupi hetimor kërkon të administrojë pamjet e kamerave të sigurisë.

Grupi hetimor kërkon pamjet për të hedhur më tepër dritë për konfliktin fizik mes Princ Lekës dhe Elia Zaharisë pasditen e 5 marsit.

Ndërkohë, në Gjykatën e Tiranës u mbajt këtë të enjte seanca për çiftin mbretëror tashmë në proces divorci. Gjykata aprovoi kërkesat për urdhër-mbrojtje të të dyja palëve.

Çifti duhet të mbajnë distancë 5 m nga njëri-tjetri, vendosi gjykata, fëmijën Leka duhet ta takojë jo në prezencë të Elias, por të dados.


Shtuar 7.03.2024 17:23