Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në lidhje me konfiskimin e pasurive të deputetit demokrat, Kasëm Mahmutajt.
Berisha tha se po ndjek me vëmendje çdo zhvillim dhe është pro zbatimit të ligjit, ndërsa sulmoi SPAK duke thënë se është i kapur nga partia e Ramës.
“Kam dëgjuar lajmin aq sa keni dëgjuar dhe ju. Nuk kam asnjë dijeni tjetër, por e ndjek me vëmendje zhvillimin. Ajo që thoni ju është e vërtetë, që bëhet fill pas Kuvendit dhe në një ditë pushimi. Por, duke qenë e qartë se SPAK është i partisë, i Ramës ne do të ndjekim me vëmendje çdo zhvillim. Jemi për zbatimin e ligjit”, tha Berisha./albeu.com