Konfirmohet takimi i dytë Rusi-Ukrainë, ja kur do të takohen dy delegacionet

Një raund i dytë i bisedimeve midis Ukrainës dhe Rusisë do të zhvillohet më vonë sot, njoftoi agjencia shtetërore ruse e lajmeve Tass, duke cituar një ndihmës të zyrës presidenciale të Ukrainës, raporton The Guardian.

Kujtojmë se mëngjesin e sotëm, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov u tha gazetarëve se një delegacion rus do të jetë “në vend” të mërkurën për një raund të ri bisedimesh me Ukrainën.

Në gjysmën e dytë të ditës, afër mbrëmjes, delegacioni ynë do të jetë në vend për të pritur negociatorët ukrainas.

I pyetur për vendndodhjen e bisedimeve, Peskov tha: Nuk do ta shpall vendin para kohe. Të hënën, bisedimet midis delegacioneve ukrainase dhe ruse u zhvilluan në Bjellorusi, jo shumë larg kufirit ukrainas, por përfunduan pa ndonjë përparim. /albeu.com


Shtuar 2.03.2022 13:11