Tashmë ka një datë zyrtare për fillimin e edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania.
Shtëpia më e famshme në Shqipëri bëhet e ditur se do të hapë dyert më 21 dhjetor.
Kjo po pritet me padurim, ndonëse sivjet do të jetë më ndryshe. Krahas banorëve VIP, pjesë e këtij edicioni do të jenë edhe njerëz të thjeshtë.
Në promo-n e këtij spektakli shfaqet prezantuesi Ledion Liço, i cili ka spikatur me disa thënie të famshme të tij.
Tashmë kanë nisur hamendësimet edhe rreth asaj se kush do të marrë pjesë në këtë vit.

Opinionist për të katërtën herë është Arbër Hajdari, gjersa vjen për herë të parë Neda Balluku. Kjo e fundit ka qenë pjesëmarrëse në një format të tillë në Big Brother 4, në vitin 2010-2011.
Se çfarë tjetër do të ketë pritet të shihet gjatë ditëve në vijim.