Konferenca/ Hapen negociatat me BE për “Marrëdhëniet me Jashtë”, Szijjártó: Shqipëria ka treguar proges të shkëlqyer

Ditën e sotme, vendi ynë mban konferencën e tretë ndërqeveritare në Bruksel, kur u hapen zyrtarisht negociatat për klasterin 6 ‘Marrëdhëniet me Jashtë’. Shqipëria është një hap më shumë drejt Bashkimit Europian.

“Shqipëria ka treguar proges të shkëlqyer”, tha Péter Szijjártó, Ministër i Punëve të Jashtme të Hungarisë (e cila mban Presidencën e Këshillit të BE) në konferencën e për bashkët me kryeministrin Edi Rama dhe Marta Kos, Komisioneri për Fqinjësinë dhe Negociatat për Zgjerimin.

I ndalur tek Shqipëria, ai tha se në dy muajt e fundit është bërë më shumë sesa në 15 vite.

Gjithashtu, ai se duam që vendet e Ballkanit Perëndimor të jenë pjesë e BE.

“Themeli i negociatave filloi këtë vit nën presidencën hungareze. Janë hapur dy grup kapitujt dhe kjo shpejtësi është e paprecedente. Pra në 2 muaj është bërë më shumë se në 15 vjet.

Shqipëria ka treguar progres të shkëlqyer për të 6 kapitujt që do jenë në këtë grupkapituj si për marrëdhëniet me jashtë ashtu edhe për sigurinë.

Po e hapim këtë grupkapiotuj që Shqipëria të ecë parapa, sepse Shqipëria është anëtar i NATO dhe pjesë e KS.

Anëtarësimi i saj do ta forconte BE duke parë edhe progresin ekonomik që ka bërë”, tha ministri i Jashtëm.

Delegecioni

Delegacioni shqiptar kryesohet nga vetë kryeministri Edi Rama, i cili në një prononcim tha se synohet që brenda viti 2025 të hapen të gjithë kapitujt.

“Duhet të vazhdojmë përpara, dhe ambicia jonë është të hapim më shumë klastera, shpresojmë në pranverë, dhe pastaj të sigurohemi që viti i ardhshëm të mbyllet me klasterat e hapur”, tha Rama.
Çela e negociatave për klasterin 6 përfshin dy kapituj:

Kapitulli 30 – Marrëdhëniet e jashtme

Kapitulli 31 – Politika e jashtme, e sigurisë dhe e mbrojtjes

Ky pritet të jetë grup-kapitulli që do të mbyllet më shpejt në procesin e negociatave, pasi Shqipëria e ka njësuar plotësisht politikën e jashtme me atë të BE-së, kryesisht në vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë pas agresionit ndaj Ukrainës.

Kjo konferencë e tretë ndërqeveritare do të jetë e dyta gjatë presidencës hungareze, pas asaj të mbajtur në Luksemburg më 15 Tetor çeli zyrtarisht, ku Shqipëria hapi pesë kapitujt e anëtarësimit pjesë e çështjeve themelore si Gjyqësori të Drejtat Themelore, Drejtësia, Prokurimet, Statistikat, Sigurinë dhe Kontrollin Financiar.

Delegacioni shqiptar

1-Edi Rama, kryeministër

2-Igli Hasani, ministër i Jashtëm

3-Majlinda Dhuka, kryenegociatore

4-Pirro Vengu, ministër i Mbrojtjes

5-Blendi Gonxhja, ministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

6-Adea Pirdeni, ministre e Antikorrupsionit


Shtuar 17.12.2024 10:04