Konferenca e Ligës, Çuçi thirrje bizneseve: Mos provoni të vini në Tiranë nëse nuk keni biletë

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka bërë thirrje bizneseve që ditën e mërkurë me rastin e finales së Konferencës Ligës së Romës dhe Feynord- it ta bëjnë pushim dhe mos punojnë.

Gjithashtu ai ka lajmëruar që askush mos provojë të vijë në Tiranë në qoftë se nuk janë të pajisur me bileta.

Bledi Çuçi : Pasnesër me rastin e finales së Konferencë Ligës mes Romës dhe Feynordit. Jemi këtu dhe do të jemi këtu për të kthyer atë ditë në një festë për Tiranën. Të parashikojmë çdo gjë me detaje që të mos cënohet askush në këtë festë të madhe. Të gjithë shqiptarët që nuk kanë biletë të mos tentojnë të vijnë në Tiranë sepse Tirana në atë ditë do jetë në dispozicion të tifozëve. Gjithashtu u bëj thirrje të gjithë bizneseve të tjera apo zyrat e ndryshme private si bankat apo të tjera biznese ta shpallin të mërkurën ditë pushimi pasi e gjithë lëvizja në Tiranë do jetë e paralizuara. E përsëris edhe njëherë mos hajdeni në Tiranë nëse nuk keni biletë./albeu.com