Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi në konferencën e mbajtur me gazetarët këtë të premte, u ka drejtuar një thirrje të drejtpërdrejtë shqiptarëve të diasporës, duke i ftuar të marrin pjesë në votimet e 11 majit.
Ai e cilësoi këtë datë si përcaktuese për të ardhmen e kombit shqiptar dhe theksoi se pjesëmarrja e emigrantëve në votim do të ishte një shërbim historik për vendin.
FJALA E BERISHES
11 Maji është dita përcaktuese e të ardhmes së kombit shqiptar.
Qindra mijëra emigrantë u regjistruan për të votuar, por një çrregullim i organizuar u konstatua në dy vende me postën, e cila ka një emër autoritar, të mirë, por që shfaqi parregullsitë më të mëdha.
Kjo, uroj dhe shpresoj, të mos dekurajojë, por përkundrazi, të nxisë çdo qytetar shqiptar jashtë vendit që mund të vijë këto dy ditë dhe të votojë në qendrat e votimit, do ishte një shërbim i jashtëzakonshëm, një rast unik që u jepet për t’i shërbyer vendit.
Së dyti, sot ne mbyllim fushatën më të bukur, më entuziaste, më optimiste, që shqiptarëve të lirë, të njerëzve të lirë në Bulevardin e Ri të kryeqytetit.
Kjo fushatë, për të cilën unë dua të falënderoj me mirënjohje çdo pjesëmarrës nga të katër anët e Shqipërisë, nga Saranda në Tropojë, kjo fushatë u karakterizua me një uragan të vërtetë që buroi nga zemra dhe shpirti i popullit shqiptar. Dy fushata ecën paralel në territoret e vendit.
Njëra fushata me detyrim e narkoshtetit dhe tjetra fushata e qytetarëve të lirë të vendosur për të përzënë narkoshtetin. Sonte, kësaj fushate fantastike, që u zhvillua për një muaj, duhet t’i vendosim kurorën më të bukur në ballin e saj, në ballin e Shqipërisë.
Ndaj dhe ftoj qytetarët e Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë të bashkohemi sot në Bulevardin e Ri në një festë madhështore të fitores të datës 11 Maj.
Unë mendoj se e keni të drejtë, shumë të drejtë, kjo do të jetë konferenca e ime e fundit si kryetar opozite, mbasi pas datës 12 maj kjo opozitë, bëhet mazhorancë e Shqipërisë.
E keni ndjerë dhe ju dhe e ka ndjerë çdo shqiptar këtë. Kjo është ndjesia më reale. Por në mënyrën më të frikshme e ka ndjerë Edi Rama.
Ju e patë si shkallmoi mbrëmë në televizion, u shkallmua. Fliste për gijotina, fliste për helme. Çfarë nuk fliste. Dmth, ai mbrëmë kishte nevojë urgjente për mjekim, me ato simptoma që pashë dhe unë jam mjek dhe kam qenë i apasionuar. Unë jam kardiolog, por më tërhiqte dhe psikiatria, më ka tërhequr.
Nga ajo që kam parë, padiskutim. Ai (Chris LaCivita) është faktor madhor i kësaj fushate fantastike dhe i fitores së 11 majit, nuk ka diskutim.