Ish zëvendësministri i Shëndetësisë Klodian Rrjepaj është thirrur sërish në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).
Për herë të dyrë, Rrjepaj do të pyetet për koncensionin e sterilizimit. Rrjepaj merret në pyetje nën cilësinë e kryetarit të komisionit të koncensionit, personi që ka firmosur per kete koncension
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, gjithashtu e njohur si SPAK, ka nisur hetimet lidhur me koncensionin e “check up-it”.
Prokurorët e SPAK kanë marrë në pyetje ish-drejtorin e Shërbimit Parësor Spitalor, Aurel Voda, i cili ka qenë pjesë e komisionit që ka vlerësuar procedurën.