Dyshimet për vaksinën, Komiteti i Ekspertëve: Asnjë vdekje në Shqipëri

Edhe pse procesi i vaksinimit nisi me hapa të ngadaltë, Komiteti i Ekspertëve për Vlerësimin e Efekteve të Padëshiruara Pasvaksinore thotë se në vendin tonë nuk ka asnjë rast të fataliteteve që lidhen me aplikimin e vaksinës kundër COVID-19.

Në deklaratën për media, komiteti që kryesohet nga mjekja Gjeorgjina Kuli thekson se 2 rastet e fataliteteve të shënuara në vendin tonë në radhët e personave që kanë marrrë vaksinën, nuk kanë lidhje me aplikimin e vaksinën.

Komiteti shton se deri më tani nuk ka të dhëna apo argumente që mund të vërtetojnë një lidhje mes vaksinimit dhe fataliteteve të regjistruara.

“Komiteti i Ekspertëve për Vlerësimin e Efekteve të Padëshiruara Pasvaksinore i ngritur me urdhër të datës 08.01.2021 dhe i përbërë nga farmakologë, imunologë, infeksionistë, alergologë, specialistë të shëndetit publik, i kryesuar nga prof. dr. Gjeorgjina Kuli/Lito shqyrton periodikisht efektet e vaksinave anticovid.

Bëjmë me dije se deri më sot nuk ka asnjë rast të fataliteteve që lidhen me vaksinën dhe procesin e vaksinimit ndaj COVID19.

Sipas vendimit të Komitetit të Ekspertëve për Vlerësimin e Efekteve të Padëshiruara Pasvaksinore për 2 rastet e fatalitetit të pacientëve të cilëve u ishte aplikuar vaksina, nuk ka lidhje shkak-pasojë me aplikimin e vaksinës.


Shtuar 2.04.2021 12:40