Komisioni i Ligjeve/ Saimir Korreshi: Kur do të ulet pazari për të marrë leje për të dalë nga burgu? Ja si përgjigjet Ministri i Drejtësisë

Këtë të martë, Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, prezantoi në mbledhjen e përbashkët të Komisionit për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike me Komisionin për Nismat Qytetare, raportimin vjetor të Ministrisë së Drejtësisë mbi gjendjen e kriminalitetit për vitin 2024.

Gjatë seancës dëgjimore në Komision, deputeti demokrat, Saimir Korreshi, i parashtroi ministrit të drejtësisë pyetjen: “Kur do ulet pazari për të marrë leje për të dalë nga burgu”?

Ministri u përgjigj duke thënë se kushdo që evidenton shkelje të tilla, është i ftuar t’i drejtohet organeve të drejtësisë penale.

“Lidhur me shërbimin e provës apo sistemin e burgjeve, ministri i drejtësisë është titullar politik, por gjithashtu ka detyrim përkatës për monitorim. Kurdoherë kur është përtej shkeljes administrative, çdo kush, jo më deputet është i ftuar ti drejtohet organeve të drejtësisë penale”, u shpreh ministri.

Pjesë nga diskutimi:

Saimir Korreshi: Për sa i përket burgjeve, kam një pyteje kur do ulet pazari për të marrë leje për të dalë nga burgu?

Besfort Lamallari: Lidhur me kodin civil pas përfunimit të punës me kodin penal do vijojmë rishikim edhe me kodin civil. Është herët të flasim për këtë proces.

Për problemin me noterinë, me shitjen e një apartamenti në 10 persona të ndrsyhëm..është bërë një marrëveshje pak kohë më parë mes Dhomës Kombëtare të Noterisë, ASHK-së dhe AZHT-së, qëllimi është ndarja e informacionit dhe pasqyrimi në regjistër në mënyrë që noterët të pamundëishen të regjistrojnë një kontratë nëse aty nuk është më parë leja hetimore…Noteri nuk mund të regjistrojë ansjë kontratë mes palevë nëse nuk janë lejet përkatëse.

Lidhur me shërbimin e provës apo sistemin e burgjeve, ministri i drejtësisë është titullar politik, por gjithashtu ka detyrim përkatës për monitorim. Kurdoherë kur është përtej shkeljes administrative, çdo kush, jo më deputet është i ftuar ti drejtohet organeve të drejtësisë penale.


Shtuar 14.10.2025 11:39