Ditën e sotme, ka pasur përplasje të forta tek komisioni hetimor për sterilizimin.
Pjesë nga debati:
Plarent Ndreca: “Mirëseerdhet se kishit disa ditë që mungonit”.
Ina Zhupa: “Po na përjashtove ti”.
Albana Vokshi: “E kishit bërë skenarin, është injorancë kjo e juaja, mos t’i drejtoheni opozitës që drejton komisionin”.
Plarent Ndreca: “Jeni për luftë për mirë është të qetësoheni, nëse doni të bëni rrugaçin në komison”.
Voksh: “Kujdes me fjalorin, si s’të vjen turp”.
Ndreca: “Boll se le nam, ti kupton shqip apo jo”.
Vokshi: “Mos provoko se ke kaq ditë”.
Ndreca: “Po ik se me presion s’të njof fare, ti të bësh presion maxhorancës, s’ka shans askush”.
Vokshi: “Nuk flet dot me fjalor rruge”.
Ndreca: “Është shqipe e pastër”.
Vokshi: “Na quani rrugaçe, shko thuaje te PS këtë. Ti nuk flet me këtë fjalor”.
Ndreca: “Zonjë nuk e ke pronë private këtë”.
Vokshi: “Ti nuk e merr më fjalën”.
Ndreca: “Nuk zgjidhet dhunë, o molotovi o kushtetuta”.
Do ta provosh dhunën ti, pse nuk erdhe dje në protestë ti cubi
Vokshi: “Ju kushtetutë keni fjalën e Edi Ramës, nuk keni”.