Ditën e sotme, Komisioni hetimor për shërbimet publike të sterilizimit dhe të Check-up në shëndetësi, ka nisur mbledhjen e radhës.
Para anëtarëve të Komisionit në seancë dëgjimore, ka nisur të dëshmojë mjeku Genc Byrazeri, për të sqaruar rrethana të ndryshme që lidhen me çështjen, sipas rregullave të parashikuara në Kodin e Procedurës Penale.
Gjatë fjalës së tij, ai nisi të tregojë të gjithë rrugëtimin e tij të karrierës, duke renditur të gjitha kualifikimet titujt dhe vlerësimet që ka marrë përgjatë viteve.
Teksa ai vijonte të fliste, një nga anëtarët tentoi që ta ndërpriste, teksa ai iu kthye: Prit, janë minutat e famës time, nuk mi merr njeri këto minuta të famës. Të ketë dhe mesazhe pozitive, të administrohen dhe dokumente pozitive, jo sterr të zeza, të ketë pak ngjyra.