Në një konferencë për mediat, nënkryetarja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi, ka komentuar ngritjen e Komisionit Antikorrupsion.
Kryemadhi theksoi se ky Komision, kërkon që të largojë vëmendjen. Sipas saj, qeverisja nuk ka transparencë.
Gjithashtu, ajo shprehet se Bashkia e Tiranës, ka arritur kulmin e mosllogaridhënies, teksa refuzon të përgjigjet ndaj deputetëve.
Monika Kryemadhi: “Kemi korrupsion sepse nuk ka transparencë. Nëse do të kishte transparencë, me siguri që nuk do të ndodhte vjedhje kaq e madhe. Kur ata që kanë pushtet duhet të japin llogari, korrupsioni nuk do jetë kaq i madh sa është sot. Bashkia e Tiranës nuk i kthen përgjigje deputetëve, mendoni sesi mund t’i kthejë përgjigje një qytetari.
Komisioni ka qenë institucion që kërkon të largojë vëmendjen. Projektligji që kam propozuar, rrit prezencën e deputetit, për ata deputetë që duan të punojnë. Kur deputeti ndjen përgjegjësi, firmos edhe kallëzimin penal, merr përgjegjësi para opinionit publik dhe përpara drejtësisë”.