Komisioneri i Bashkimit Europian për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi do të vijë sot në Shqipëri në një vizitë zyrtare.
Sipas axehndës, ai pritet që me kryeministrin Edi Rama të vizitojë by–passin e Vlorës i cili u inagurua më 7 korrik dhe u hap tvrësisht për qarkullimin e mjeteve.
By-passi i Vlorës është një projekt i financuar përmes një granti prej 20 milionë eurosh të akorduar nga Bashkimi Europian.
Pas vizitës në by-passin e Vlorës, Varhelyi dhe Rama do të dalin në një konferencë për shtyp. Vizita vjen në një kohë që pritet votimi në parlamentin e RMV-së për planin francez./albeu.com