Mediat e huaja kanë publikuar mëngjesin e sotëm informacione për identitetin e komandantit të supozuar të trupave ruse në Bucha, ku urdhëroi një masakër të tmerrshme.
Ky komandant akuzohet për masakrën njerëzore në qytetin e sapoçliruar.
Sipas La Republica, njësia ushtarake 51460, brigada e 64-të e motorizuar e artilerisë e përfshirë në vrasjet e civilëve në qytetin ukrainas, komandohej nga nënkoloneli Omurbekov Asanbekovich.
Deri më tani raportohet se të paktën 410 persona civilë janë gjetur të ekzekutuar nëpër rrugët e Buchas në Ukrainë.
Kjo konsiderohet masakra më e rëndë deri tani dhe ka shkaktuar zemërimin e mbarë botës, që ka reaguar e shokuar.