Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar kërkesën e Partisë Demokratike për shpalljen e pavlefshmërisë së rezultatit zgjedhor për qarkun e Beratit.
Në mbledhjen e ditës së sotme Kolegji Zgjedhor certifikoi rezultatin zgjedhor për këtë qark, ndërsa kujtojmë që rezultatet janë certifikuar dhe për qarqet: Lezhë, Kukës, Gjirokastër dhe Korçë.
Ndërkohë Partia Demokratike ka kërkuar shpalljen të pavlefshme dhe të rezultatit zgjedhor për Vlorën, vendim që pritet të merret më 26 qershor.
Kolegji Zgjedhor është duke shqyrtuar dhe kërkesat e opozitës për qarqet Dibër e Shkodër.