Kolegji vendosi përsëritjen e zgjedhjeve në Rrogozhinë, kandidati i “Bashkë Fitojmë”: Do kthejmë vullnetin e lirë te populli sovran

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Rrogozhinën ka reaguar pasi Kolegji Zgjedhor vendosi përsëritjen e zgjedhjeve në këtë bashki.

Në një postim në Facebook, Shkëlqim Hoxha thotë se nuk ndalet kundrejt padrejtësive dhe thekson se beteja vazhdon.

Ai u bën thirrje qytetarëve të bëjnë zgjedhjen e tyre, pa manipulime dhe pa vota të shtuara.

Reagimi i plotë:

Motra dhe vëllezër, banorë të Rrogozhinës!

Nuk u ndalem kundrejt padrejtësive dhe ja ku jemi përsëri duke e kthyer edhe njëherë vullnetin e lirë tek populli sovran. Zgjedhjen për Bashkinë e Rrogozhinës duhet ta bëni JU, pa manipulime, pa vota të tjetërsuara e banorë extra në Rrogozhinë.

Beteja ligjore na dha të drejtë duke vendosur për rivotim dhe beteja jonë për Rrogozhinën vazhdon…

Çdo përpjekje, çdo sakrificë e ekipit tonë u bë për të respektuar vullnetin tuaj, për tu përballur me padrejtësitë.

Ne jemi gati, edhe njëherë, bashkojmë forcat dhe shkojmë për ndryshimin e Rrogozhinës!


Shtuar 15.06.2023 21:14