Pas vendimit të qeverisë për mbylljen e kolegjit turk “Mehmet Akif”, nxënëset e kësaj shkolle dolën në protestë. Nxënëset thonë se nuk duan të largohen nga shkolla. Shprehen së mësimdhënia është me cilësi të lartë dhe plotëson të gjitha kërkesat e për arsim të denjë.
Ka dhe prej atyre të cilat mbajnë në duar diplomat e firmosura nga vetë kryeministri Edi Rama duke dëshmuar se kjo shkollë është një shembull i ekselencës në arsimin shqiptar. Pak para protestës reagoi dhe ministria e arsimit që sqaron arsyet e mbylljes së shkollës.
Nëpërmjet një statusi në Facebook, deklaron se kolegji “Mehmet Akif” është në shkelje të ligjit. Pretendon se zhvendosja e kolegjit në këtë godinë, nuk është miratuar dhe se nuk janë plotësuar kriteret ligjora edhe pse janë kryer dy herë verifikmet nga ky institucion.
Mirëpo administratori I kolegjit “Mehmet Akif”Mustafa Ertekin, ka hedhur poshtë këto pretendime. Ai thotë se godina e re i plotëson të gjitha kushtet e nevojshme. Gjithashtu janë pozicionuar sipas kërkesës dhe tabelat në klasa ndërsa prej kohësh është funksionale
Në lidhje me mbylljen e kolegjit Mehmet Akif kanë reaguar dhe deputetë të partisë demokratike, të cilët e cilësojnë të kundraligjshme vendimin e ministrisë së arsimit.