Ditën e sotme u nënshkrua Marrëveshja mes Kolegjit të Evropës, Ministrisë së Arsimit dhe Universitetit të Tiranës për shtëpinë e re të Kolegjit të Evropës që do të hapë dyert në Tiranë.
Kryeministri Rama thotë se do të ketë një ndërtesë ikonë, por edhe kushte si të BE-së.
“Kjo tregon se të vish në Shqipëri nga BE, mund të jetë shumë më entuziazmuese se sa të shkosh nga BE në BE. Së fundi në radhë dua të falënderoj delegacionin e BE këtu dhe komisionerin e BE i cili ka punuar gjatë gjithë kohës në 360 gradë me ne për tu siguruar që në të gjitha frontet të bëhen gjëra sa më të prekshme sa më të realizueshme në rajon. Ardhja e Kolegjit të europës na bën shumë të lumtur dhe krenar. Po bëjmë përpjekje për të pasur një ndërtesë ikonë dhe për ta pasur një destinacion të mirëfilltë evropian arsimi jo vetëm sa i takon programeve dhe aspektit hapësinor dhe cilësisë së jetës për studentët nga auditorët deri të fjetoret. Edhe pse në Tiranë të rinjtë flenë gjithnjë e më pas sepse jeta e argëtimit është gjithnjë e më tërheqëse sidomos pas mesnatës”, tha Rama.
Rama tha se do ishte një nder që t’i jepnin nënshtetësinë shqiptare, rektores së Kolegjit të Evropës, Federica Mogherini.
“Dua të ndaj me të gjithë mirënjohjen time më të thellë për Federicën e cila po ndjek projektin hap pas hapi dhe nga ana tjetër nuk e fsheh dot kënaqësinë që të kemi që Federicën që i afrohet asaj pike ku ne ofrojmë nënshtetësinë shqiptare, do jetë më shumë se sa një nder që ta konsiderojmë atë si një qytetare shqiptare”, tha Rama./albeu.com